MUND ta zbresim dhelprën nga podiumi i kafshëve më dinake? Ende nuk thuhet me siguri. Një gjë është e sigurt ama, kali është një kafshë dinake që i kupton dhe ndjek shenjat e njeriut, por vetëm kur i vjen përshtat atyre. Kjo është cka konfirmon një studim i kryer nga hulumtuesit e Departamentit të Shkencave Veterinare të Universitetit të Pizës, që për herë të parë tregoi se kuajt, në kundërshtim me atë që është dokumentuar derimë tani në literaturën shkencore, posedojnë aftësitë të evoluara konjitive dhe memorie afat-shkurtër.
Rezultatet e hulumtimit, kryer nga Paolo dhe Claudio Baragli Sighieri në bashkëpunim me Paola Lovrovich të Shoqatës italiane Horse Protection Association, janë botuar në numrin e fundit të revistës ndërkombëtare Applied Animal Behaviour Science.
‘Rezultatet e këtij testi tregojnë se kuajt janë në gjendje të kuptojnë dhe të përdorin kuptimin njohës të indikacioneve të njeriut për të bërë zgjedhjet e tyre ‘, përfundoi Paolo Baragli, ‘por ata janë gjithashtu në gjendje të ndryshojnë strategji kur e kuptojnë se informacioni i marrë nuk është kyci për të arritur qëllimin, veçanërisht në qoftë se ai mund të arrihet më shpejt në një mënyrë tjetër. Dhe e gjithë kjo ndodh në një periudhë kohe, dmth me kohëzgjatjen e testit, shumë e shkurtër, për të treguar faktin se kuajt zotërojnë aftësi të sofistikuara për të gjetur me shpejtësi zgjidhje të ndryshme për të njëjtin problem, bazuar në eksperiencë’.