Disa arsye se pse buxheti i planifikuar për pushimet tejkalohet gjithmonë

01/02/2019 3:08 PM 0 komente

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Mint, një aplikacion për financat personale, pothuasje në pjesen më të madhe të rasteve buxheti i planifikuar për pushimet tejkalohet përherë dhe arsyet janë të shumta.

Në 2018, 2.2 milionë njerëz shkarkuan këtë aplikacion dhe vendosën aty buxhetin e tyre që do të përdornin gjatë pushimeve.

44 për qind e përdoruesve ishin të ndërgjegjshëm edhe përpara se të shkonin me pushime se ata do të shpenzonin me shumë sesa vlera që kishin paracaktuar.

Sipas rezultateve 5 nga 10 përdorues të këtij aplikacioni e tejkaluan buxhetin e paracaktuar.

Keri Danielski, Drejtoreshë e Komunikacionit në Intuit Turbo & Mint, shprehet se arsyet se përse pjesa më e madhe e njerëzve e tejkalojnë buxhetin e planifikuar për pushimet e tyre janë të shumta.

Gjithashtu, pjesa më e madhe e pushuesve të ndryshëm nuk është se planifikojnë me detaje çdo fazë të udhëtimit të tyre, dhe ata anashkalojnë shumë gjëra të cilat janë pikërisht ato që ndikojnë në tejkalimin e buxhetin e paracaktuar prej tyre, vazhdoi më tej Znj. Danielski.

Ushqimet që mund të konsumohen gjatë pritjeve në aeroporte, taksat e qëndrimit, taksat e rezortit, që mund të përfshijnë takast e përdorimit të palestrës, pishinës, saunave, etj., shërbime këto që pjesa më e madhe e pushuesve nuk i përdorin fare.

Përveç këtyre janë edhe disa kosto shtesë të tilla si ato të taksave të fluturimit, si. psh, check-in shumë herët përpara datës së caktuar të fluturimit, apo edhe nga një pakujdesi e vogël mund të paguajmë kosot ekstra edhe për shkak të tejkalimit të peshës së valixhes.

Znj. Danielski thote më tej se një prej mënyrave më të mira që ju të mos ta tejkaloni buxhetin e planifikuar për pushime është që të informoheni sa më mirë përpara se të vendosni të udhëtoni diku.

Sa më shumë të informuar të jeni mbi udhëtimin qe ne do të bëni, aq më pak surpriza do të keni.

Këshillohet gjithashtu që udhëtimet të mos t’i bëni në muajt që konsiderohen si piku i sezonit.

Planifikoni paraprakisht se cilat janë pikat kryesore që doni të vizitoni në këtë udhëtim dhe nëse buxheti juaj i përballon kostot për vizita të tilla apo jo.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of