Łódź, Poloni
Të pasionuarit pas artit dhe të lodhur duke vizituar vetëm shtete si Berlini mund ta hedhin shikimin e tyre në Lindje dhe të gjejnë frymëzimin e vërtetë artistik.
Qyteti i tretë më i madh i Polonisë, Łódź, ka pësuar një transformim rrënjësor gjatë dekadës së kaluar, por duke ndërthurur në mënyrë perfekte tradicionalen me bashkekohoren duke dhënë një efekt impresionues.
Në këtë qytet, i cili ka një numër të madh vizitorësh kryesisht për shkak të bizneseve që kanë aty, ofron jo vetëm për ta por për të gjithë ata që do t’i shikojnë disa prej ofertave më të mira sidomos gjatë fundjavave (ndryshe nga shumë vende të tjera), pa harrur të përmendim edhe çmimet e ulëta të ushqimit.
Vilnius, Lituani
Në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë ju mund të konsumoni tre vakte me një prej kostove më të lira në krahasim me shumë vende të tjera, për vetëm 15.65 paund. Ndërsa një gotë birrë vendase kushton rreth 2.68 paund.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Shumë mund të mendojnë se renditja e Dubait në listën e një prej detinacioneve më të lira për 2019 mund të jetë e gabuar, por jo. Përveç hoteleve, rezorteve dhe restoranteve luksoze, Dubai është një prej destinacioneve edhe për ata që nuk duan të shpenzojnë shumë para.
Këtu ju mund të rezervoni një dhomë në hostel per 21 paund. Edhe pse ky destinacion është një prej më të shtrenjtëve në botë për sa i përket çmimit të biletave, një zgjidhje ideale është që ju të rezervoni paketa të plota. P.sh. Teletext Holidays ofron 7 net në një hotel me tre yje, Dubai Palm Hotel, nga 469 paund së bashku edhe me fluturimin e kthimit me linjën Emirates duke filluar nga 24 janari i 2019.
Një tjetër agjenci ofron paketë të plotë për shtatë net, me të gjitha vaktet ushqimore në një hotel me 4 yje (Emirates Grand Hotel) për 773 paund, duke përfshirë në çmim edhe fluturimin në kthim me Virgin Atlantic, duke filluar nga 4 shkurti 2019.
Argjentina
Qytete plot gjallëri, mjedise kulturore të ndryshme, ushqimet dhe pijet shumë të mira do te tërheqin turistë nga mbarë bota në shtetin në jug të Amerikës. Si pjesë e një nisme për të tërhequr sa më shumë turistë, ky shtet po aplikon një rimbursim deri në 12 për qind për të gjithë ata që përdorin një kartë krediti ndërkombëtare. Dhe një gjë e tillë aplikohet për të gjitha produktet luksoze, veshje, akomodim dhe në restorante.
Turqia
Gjatë 12 muajve të fundit, Turqia është kthyer në një prej destinacioneve më të preferuara nga turistët anlgeze, kryesisht për shkak të rënies së vlerës së lirës në nivele drastike. Cappadocia është një prej qyteteve më të bukura, në të cilin ju mund të vizitoni disa prej pikave më të bukura të saj nëpërmjet rezervimit paraprakisht të paketave, të cilat mund t’i rezervoni edhe me herët kundrejt vetëm 45 paund.
Shqipëria
Shqipëria është shteti me disa prej plazheve më të bukur në Europë, por ama jo me të njejtat çmime të kripura që kanë të njejtat destinacione në Europë. Të udhëtosh dhe të eksplorosh të gjithë bregdetin e Shipërisë nuk është e lehtë nga i vetmi aeroporti i vendit, sepse rruga është shumë e gjatë, por ju mund të zgjidhni alternativen e dytë, të merrni tragetin nga Korfuzi i Greqisë dhe të arrini në plazhet e cilësuara si përrrallore të Sarandës, në vetëm 35 minuta.
Edhe ushqimi këtu është shumë i lirë. Ju do të gjeni disa prej birrave më të mira për vetëm 1 paund dhe tre vakte ushqimore mund t’ju kushtojnë deri në 14 paund.
Tunizia
Në përpjekje për të tërhequr një numër të madh turistësh Tunizia do të ofrojë për 2019 disa prej paketave më të mirë. Kështu për shembull qëndrimi për shtatë net në një hotel me katër yje, duke përfshirë edhe udhëtimin mund ta gjeni për 275 paund. Ata që janë të pasionuar për historinë mund të kërkojnë dhe mund të gjejne ture me guidë për vetëm 40 paund.
Kamboxhia
Edhe në Kamboxhia njësoj si në shtetet e tjera fqinje si Vietnami dhe Tailanda, ju këtu mund të gjeni ushqim, pije dhe akomodim kundrejt një kosotoje të ulët. Angkor Wat është një prej vendeve më të preferuara dhe ju mund ta vizitoni atë kundrejt një kostoje prej 29 paund.
Gjeorgjia
Njerëzit mikpritës, malet e mbuluara më borë dhe kultura e kulinarise, e bëjnë Gjeorgjinë një prej destinacioneve më të preferuara nga një numër të madh turistësh, sidomos për shkak të kostove të lira me të cilat ju do të gjeni pjesën më të madhe të shërbimeve në këtë shtet.
Ekuadori
Një tjetër destinacion shumë i preferuar nga turitët nga mbarë bota është Ekuadori. Edhe pse ju mund të harxhoni para nga kostot e larta të biletave të udhëtimit, ju do të kurseni shumë pasi të arrini në këtë shtet. Cmimet në këtë shtet të Amerikës së Jugut janë shumë të ulëta: rreth 2.35 paund do t’ju kushtojë një vakt ushqimor dhe ju mund të rezervoni një hostel për 10 paund një natë.
Burimi: The Independent