Disa prej destinacioneve më të preferuara pas festave të fundvitit

04/01/2018 4:11 PM 0 komente

Pothuajse më shumë se gjysma e Hemisferës së Veriut, gjatë muajit janar, kërkojnë për shtete me klimë të ngrohtë, në mënyrë që t’i shpëtojnë të ftohtit të dimrit, por pse jo edhe për vende ku çmimet janë të lira.

Ata që jetojnë në Amerikën e Veriut dhe në Europë duhet të marrin në konsideratë ishujt Karaibe dhe sidomos Republikën Dominikane, ku mund të gjeni paketa shumë të lira.

Koha më e mirë për t’i vizituar këto shtete është fundi i janarit, sepse pas përfundimit të festave të fundvitit çmimet janë ende shumë të larta.

Ishujt Karaibe

Edhe pse për pjesën e Hemisferës së Veriut mund të duket e çuditshme, muaji janar dhe fillimi i vitit të ri është periudha më e ngarkuar e të gjithë vitit. Këshillohet që, nëse doni t’i kaloni pushimet në këto vende, të shkoni nga fundi i janarit. Më poshtë do të njiheni me pesë prej destinacioneve më të bukura por njëkohësisht edhe me çmime më të lira:

Kankun, Meksikë

Mundësitë që të bjerë shi në Kankun në fund të janarit janë të rralla. Hotelet dhe rezortet në qendër janë shumë të shtrenjta por nëse ju udhëtoni një orë drejt jugut dhe do të mbërrini në plazhin del Carmen, do të gjeni hotele shumë të mira dhe me çmime të lira.

Hotele me 3 yje: nga 49 dollarë/ nata për 2 persona

Hotele me 4 yje: nga 83 dollarë/nata për 2 persona

Gjiri Montego, Xhamajkë

Gjiri Montego në Xhamajkë është një tjetër destinacion në të cilin ju mund të shkoni dhe të gjeni hotele me çmime shumë të lira. Megjithatë këshillohet që periudha më e mirë për ta vizituar është muaji prill.

Hotele me 3 yje: nga 80 dollarë/nata për 2 persona

Hotele me 4 yje: nga 85 dollarë/nata për 2 persona

Puna Cana, Republika Dominikane

Pjesa lindore e Republikës Dominikane, e njohur ndryshe edhe si Punta Cana, është një prej destinacioneve më të preferuara gjatë muajve të parë të vitit. Këtu do të mrekulloheni jo vetëm nga natyra dhe plazhet e saj por mbi të gjitha nga çmimet e lira. Rezortet këtu janë disa nga më të mëdhatë dhe do të gjeni shpesh nga ato që kanë mbi 1000 dhoma.

Hotele me 3 yje: nga 45 dollarë/nata për 2 persona

Hotele me 4 yje: nga 77 dollarë /nata për 2 persona

Puerto Vallarta, Meksikë

Puerto Vallarta është një destinacion tjetër edhe më i preferuar sesa Ishujt Karaibe, sepse këtu ditët janë të ngrohta kurse mbrëmjet janë të freskëta.

Hotele me 3 yje: nga 37 dollarë/ nata për 2 persona

Hotele me 4 yje: nga 147 dollarë/nata për 2 persona

Kartagjena, Kolumbi

Kartagjena është një tjetër destinaicion ku çmimet gjatë muajve të parë të vitit janë shumë të lira. Këtu mund të gjeni hotele me 3 yje që fillojnë nga 74 dollarë në natë për dy persona, ndërsa hotelet me 4 yje do t’i gjeni duke filluar nga 108 dollarë/nata për dy persona.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz