Uji mund të jetë më i ftohtë sesa ai i disa prej plazheve me të cilat ju mund të jeni mësuar, por rezortet e periudhës së vjetër, plazhet me rërë të bardhë, i bëjnë këto plazhe një prej aleternativave më të mira.
Letonia
“Bregu i pjerrët” i plazhit të Letonisë, pranë fshatit Jūrkalne, 200 km në perëndim të Rigës, duhet të jetë patjetër në listën tuaj. Pamjet që ofron në këtë zonë janë fantastike për sete fotografike. Në këtë zonë bregdetare ju do të keni mundësinë të merrni me qira disa shtëpiza të vogla druri, të cilat janë të pajisura me të gjitha komoditetet e nevojshme. Këtu çmimet varjojnë nga 35 € për një vilë për dy persona, në 45 € për katër persona dhe 60 € për shtatë persona.
SPA të periudhës sovjetike
Vetëm 30 minuta udhëtim me makinë larg nga Riga, ju do të arrini në një prej qyteteve më të bukura bregdetare, Jūrmala, në të cilën të duket sikur je në periudhën sovjetike. Dikur kjo zonë është konsideruar si kyeqyteti SPA i Baltikut, ku gjeneralët dhe zyrtarë të ndryshëm sovjetikë vinin për të kaluar disa ditë pushimesh.
Një prej lagjeve më të bukura të këtij qyteti që ka formën e një anijeje është Vaivari, që ka formën e një anije. Dikur një bazë shumë e rëndësishme detare gjatë periudhës sovjetike, qyteti i Liepājas tani është shndërruar në Kryeqytetin e muzikës së Letonisë. Këtu, për shembull, Kultūrvieta Kursas Putni, është një qendër artesh që organizon rregullisht festa të ndryshme. Ndërkohë nuk mund të lëmë pa përmendur edhe Sallën e Koncertit të Madh, Amber, e cila është një prej ndërtimeve arkitekturore më të bukura.
Lituania
Palanga është një prej vendeve më tërheqëse të Lituanisë. Nëse doni t’i shpëtoni turmave të shumta me njerëz, ju mund të largoheni 20 minuta nga Palanga dhe të shkoni në fermën e mrekullueshme të Vienkiemis.
Çiklizëm bregdetar
Mungesën e korsive të dedikuara për biçikletat, Lituania, e zëvendëson me rrugët e sheshta dhe të qeta dhe mbi të gjitha ku pamja është e mrekullueshme si pasojë e peisazheve bregdetare piktoreske, duke e bërë rrugëtimin e çiklistëve në këtë zonë, thuasje perfekt.
Një qytet tjetër që konsiderohet si një atraksion për të gjithë turistët është qyteti i vjetër i peshkimit të Nidës, që është edhe pika më perëndimore e Lituanisë.
Gjermania
Të flesh në plazh
Eckernförde, është një prej qyteteve bregdetare gjermane më të frekuentuara. Këtu ju mund të zgjidhni të flini në kampe të ndryshme të cilat janë vendosur shumë pranë zonës së plazhit apo edhe të merrni një shtëpi me qira. Këtu qiratë varjojnë nga 50 euro nata për dy veta.
Në Rügen, ishullin më të madh të Gjermanisë, ndodhet parku më i vogël kombëtar i vendit, Jasmundi i cili ka shkëmbinj të bardhë, disa prej pyjeve më të vjetra dhe disa prej shtigeve më të bukura për çiklizëm.
Në Gjermaninë e Veriut ndodhet Lübeck, një prej qyteteve të mbrojtura nga Unesco. Ky qytet është shumë i njohur për shtëpitë karakteristike që ka dhe për pamjen e mrekullueshme të lumit që kalon aty. Nëse keni shkuar deri në Lübeck, atëherë ju nuk duhet të lini pa parë edhe Gadishullin Priwall, vetëm 40 km larg me makinë.
Rusia
Kalinigradi, është një qytet që ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë, në Detin Baltik. Pamja që të ofrohet këtu është një prej më të mrekullueshmeve në botë.
Këtu ndodhet një prej muzeve më të bukur të shekullit të 19-të në bregun e liqenit Verkhneye.
Finlanda
Hanko është një prej qyteteve që ndodhet në pjesën më jugore të Finlandës dhe që është shumë i famshëm për pasurinë e tij spa. Një prej vendeve në të cilin këshillohet që ju të rrini është Vila Maija e shekullit të 19-të, ku të gjitha dhomat janë me pamje nga deti dhe ku do të gjeni disa prej gatimeve më tradicionale të zonës. Nata për dy persona këtu kushton duke filluar nga 110 euro.
Nëse çmimet këtu ju duken shumë të shtrenjta, ju ofrohet edhe mundësia e kampingut, ku ju mund të shijoni gjithçka, duke shpenzuar shumë më pak.
Në ishullin Ruissalo, ku ju jepet mundësia të shikoni kështjella të vjetra, shtëpi të shekullit të 19-të dhe plazhe me rërë, ndodhet edhe një prej kampingjeve më të famshme të zonës.
Më pas lista vazhdon edhe me vende të mrekullueshme në Estoni si Haapsalu, vetëm një orë larg nga Talini dhe më pas disa qytete të mrekullueshme në Poloni si Heli.