Diskriminimi i moshës është një subjekt delikat, por heshtja në lidhje me të nuk do e zgjidhte problemin.
Një nga të vërtetat më pak të njohura në lidhje me të është se – po – ka diçka që mund të bëhet per të.
Sot teknologjia dhe botët e IT janë shumë me të fiksuara tëk të rinjtë se kurrë më parë, kryesisht për shkak se punëtorët më të rinj priren të jenë të lirë, të zgjuar, dhe ‘të freskët’. Në anën tjetër, diskriminimi i moshës ekziston edhe për njerëzit e perceptuar si shumë të rinj për të punuar nëlloje të caktuara të punës. Nëse të qenit shumë i ri përbën një problem dhe të qënit mbi 40 meritom mbrojtje ligjore përkundër diskriminimit, a do të thotë kjo se ekzistojnë vetëm 15 vite për të pasur një karrierë mes kolegjit dhe moshës së mesme?
Sigurisht që jo.
Përvoja ka rëndësi. Diskriminimi i moshës është i paligjshëm dhe duhet absolutisht të raportohet, dhe ka shumë shembuj për të ardhur keq të të punësuarve karriera e së cilëve ‘është ngrirë’ , ndërsa ata janë ende në kulmin e prodhimtarisë së tyre. Dhe për shkak se është aq e vështirë për të provuar ‘moshizmin’, raportimi i saj nuk do e zgjidhte gjithmonë problemin.
Sërish punonjës e moshuar kanë një avantazh – vite përvojë të botës reale- dhe askush nuk mund t’ia mohojë këtë.
Pra, si mund ta ‘promovoni’ përvojën tuaj për të provuar se jeni më i miri për këtë punë?
Së pari, qëndroni në krye të lojës suaj. Të ndalni së mësuari në punën tuaj nuk është një opsion, nuk ka rëndësi sa vjec jeni. A lexoni botime të industrisë dhe a i azhornoni rregullisht naftësitë profesionale? Nëse jo, filloni tani. Së dyti, përqëndrohuni në kompaninë tuaj ose pikat potenciale të dobësive të punëdhënësit. A jpo punoni në mënyrë active për të zgjidhur problemet? Pavarësisht nga mosha, kompanitë duan personin që mund të tejkalojë pritshmëritë e tyre. Dhe së fundi, vreni me sy kritik kompaninë tuaj për të parë se si ata i trajtojnë punonjësit e moshës tuaj apo dhe më të vjetër. Nëse nuk jnu pëlqen ajo cka shikoni, planifikoni lndryshim të karrierës përpara kohe. Kërkoni për kompani të vogla dhe të mesme me një historic të mirë të punonjësve dhe tregoni atyre ekzaktësisht se si prsini mendoni të kontribuoni në biznesin e tyre.
Hapi i fundit? Flisni. Përdorni përvojën tuaj për ta bërë botën e punës një vend më të drejtë duke raportuar raste të diskriminimit të moshës. Përqëndrohuni në të qenit i punësuari më i mirë që mund të jeni – jo tek mosha juaj – dhe mos lejoni personat e tjerë të paragjykojnë karrierën tuaj.