Kreu i Financave shqiptare, duke u përgjigjur pyetjeve për pr. buxhetin e vitit të ardhshëm, ka theksuar se një sërë çështjesh të ekonomisë janë si reflektim i bisedimeve dhe marrëveshjes me FMN.
Deputetët thanë se cilësimi i projekteve private TAP dhe Devoll Hidropower si projektet më të rëndësishme që përbëjnë investimet , tregojnë se vetë investimet publike janë shumë të ulëta. Ministri tregoi se edhe për këto projekte, ndonëse private, qeveria do alokojë një fond publik.
” Niveli i investimeve duhen parë në konteksin e duhur, jo se kush i realizon. Vetë fondi i zhvillimit rajonal tregon një investim të rëndësishëm publik”- tha Cani, duke shtuar se edhe zerimi i taksave për bizneset e vogla është një tregues i nxitjeve të investimeve të brendshme.
Ministri Cani foli edhe për eurobondin, duke kundërshtuar fjalën e deputetit opozitar Mima, e duke theksuar se emetimi i tij ishte sukses, pati interes te lartë dhe pati një normë të ulët të kënaqshme.
Cani gjithashtu, i pyetur pse sistemit energjetik po i rialokohen fonde, sa kohë qeveria deklaron se reforma e bëri të mbahet vetë, ministri tha se është fond për investime, por reforma solli ndryshime në këtë sektor.
Ministri ndërkohë, i pyetur a do të ketë rritje pagash e pensionesh ky buxhet, tha se pagat do rriten në sektore të rëndësishëm, pa u saktësuar ku. Ministri deklaroi se ka ndryshuar modeli i shpërblimit. Për pensionet sakaq tha se deri në 1 korrik është sistemi i vjetër, atëherë do bëhet rivlerësimi. Ministri citoi se fond i kënaqshëm shkon për pjesën sociale, e ndarë sipas kategorive që përfitojnë.
Ministri Cani tha se nuk dihet ende nëse do të ketë hapësira për alokim fondesh, ndërsa u pyet nëse edhe këto pesë javë do të shohin ndryshime për këtë buxhet.
Pjesë e diskutimeve në këtë seancë, u bënë të gjithë deputetët opozitarë, të cilët theksuan se buxheti i vitit 2016, ndonëse thuhet se është buxheti më i madh i planifikuar, përsëriten frazat që nga 2013.
Deputetja Tabaku tha se, në këtë buxhet nuk kemi asgjë të re, taksat këtë vit rriten me 26 mln euro, por duke qenë se vitin e shkuar u rritën më shumë, këtë vit duken më të ulëta.
“Procesverbalet tregojnë se Buxheti 2016 nuk sjell asgjë të re. Keni që në 2013 që thoni “buxheti më i madh i planifikua”. Këtë vit rriten taksat 26mln euro por rriten më pak se herët e kaluara. Ka rënë besimi, bankat po çojnë investimet jashtë, numri i punësuarve ulet, kerkesa për kredi ka rënë, inflacioni rritet, kemi shtrenjtim jetese. Ky buxhet nuk sjell asgjë për shqiptarët, në këtë situatë të vështirë ekonomike që ndodhen”- tha znj. Tabaku.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.