Ministria e Financave dhe Projekti i USAID-it “Komuna Trasparente, Efektive dhe Llogaridhënëse” organizoi tryezën “E-prokurimi, sfidat dhe mundësitë. Zëvendësdrejtori i Misionit të USAID-it Mike de la Rosa tha se ky është një aktivitet pesë-vjeçar që synon të mbështesë qeverinë e Kosovës në identifikimin dhe zbatimin e reformave anti-korrupsion, si dhe përmirësimin e transparencës, efektshmërisë dhe llogaridhënies së sistemeve komunale të prokurimit.
Për të kuptuar sfidat aktuale, por edhe mundësitë që platforma elektronike e prokurimit në Kosovë ofron, projekti ka mbledhur në një vend të gjitha palët kryesore (përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, agjencitë e pavarura të qeverisë, komunat partnere të projektit – Gjakovë, Gjilan, Pejë, Prishitnë dhe Vushtrri, por edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe komunitetit të donatorëve) që ndikojnë në ose ndikohen nga sistemi i prokurimit elektronik në Kosovë. / Ekonomia
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.