Me mijera kanë jetuar pa dashuri, por asnjë nuk ka jetuar pa ujë…
Në ditën ndërkomëtare të ujit The Economist ngre alarmin se shumë shpejt bota do të përballet me shterimin e tij. Nga ky rrezik nuk përjashtohen as vendet me burime të pasura ujore. Sipas studiuesve krizat më të mëdha të ujit do të vijnë prej keq menaxhimit të tij. Vendi ynë edhe pse i pasur me burime të shumta ujore (det, lumenj, liqene dhe burime të pafundme nëntokësore) ndodhet në zonën e lartë të rrezikut duke u renditur të 62-ët nga 167 vende të analizuar. (shiko hartën)
Uji mbulon rreth dy të treta e sipërfaqes së botës. Nuk shteron kur konsumohet, por vazhdon dhe riciklohet. Por pse parashikojnë studiuesit nga MIT se deri në mesin e këtij shekullu, më shumë se gjysma e njerëzimit do të jetojnë në zona të thara, nga të cilat njerëzit po nxjerrin sasi të paqendrushme nga burimet në dispozicion me ujë të pijëshëm?
Një prej arsyeve është se popullësia globale po shtohet dhe po pasurohet, duke përdorur më tepër ujë. Një tjetër është ndryshimi i kushteve klimatike, e cila përshpejton ciklin hidrolitik, duke bërë që dhe vendet e pasura me burime ujore dhe ato pa burime t’ju shterojnë rezervat ujore. Instituri i burimeve Ujore renditi 167 vende dhe gjeti se 33 prej tyre do të përballen me thatësira në 2040-ën. Por, pjesa më e madhe e problemeve burojnë prej keqmenaxhimit të ujit. Pjesa më kritike e përshtatjes me një klimë më të ngrohtë është shpërndarja e burimeve ujore me efikasitet.
Njerzit iu duhen vetëm pak litra ujë në ditë, megjithatë rritja e ushqimeve kërkon qindra litra ujë, dhe mijera për të rritur bagëtitë. Fermat janë përgjegjëse për 70% të ujit të përdorur, ndërsa pjesa tjetër e përdorimit i takon industrisë. Të gjithë këto sektorë paguajnë shumë pak për ujin që përdorin, shkruan The Economist në artikullin analizues.
Çelsi i manaxhimit të ujit është vendosja e çmimit të duhur për të, që konsumatorët të bëhen të ndërgjegjëshëm në mënyrë që të mos e shpërdojnë atë dhe për t’ju dhënë investitorëve nxitje që të ndërtojnë infrastrukturën e furnizimit të tij.
Parashikimi për 2020-ën
Maqedonia, Turqia dhe Greqia parashikohen të jenë në zonën më të lartë të rrezikut, pasuar nga Shqipëria e cila parashikohet të jetë në zonën e dytë më të rrzikuar ( nga 5 zona në total).
Burimi: Instituti Botëror i Burimeve
Parashikimi për 2040-ën
Instituti Botëror i Burimeve parashikon përkeqësim të burimeve ujore të Shqipërisë, duke e renditur të 54-ën nga 167 vende të marra në analizë. Edhe vendet fqinje, Maqedonia dhe Greqia vazhdojnë të jenë në zonë më të lartë të rrezikut për sa i përket shterimit të burimeve ujore.
Burimi: Instituti Botëror i Burimeve
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.