Dita pas Krishtlindjeve është një nga ditët e preferuara për të gjithë “gjuetarët” e ofertave në blerje, pasi mund të kapin oferta të volitshme për to .
Edhe viti 2014 nuk do të zhgënjejë, veçanërisht në qoftë se ju jeni të interesuar të blini rroba të reja.
Forbes shkruan se përgjithësisht, për shitjet sezonale botërore nuk ka të dhëna ende për këtë fundvit, megjithatë rezultatet paraprake tregojnë se shitjet do të kenë një tendencë të lehtë rritëse për sezonin. Blerësit kanë shfaqur sjellje që kërkojnë oferta të leverdishme, bazuar në eksperiencat me kalimin e çdo viti dhe 2014 do të ketë përjashtim për vijimin e kësaj sjellje.
Konsumatorët “urtësisht”shfrytëzuan më herët ofertat gjatë ditës së ashtuquajtur “Black Friday”, ku shumë artikuj të nevojshme kishin pësuan ulje marramendëse. Por jo të gjitha kategoritë e produkteve u paraqitën mjaftueshmërisht me ulje të cilat konsumatorët i konsiderojnë si joshëse dhe pritet të ketë oferta për këto kategori pas Krishtlindjeve.
Shitjet e kategorive si rroba pritet të kenë ofertat më të mira. Kjo është një mundësi e madhe për uljet edhe të artikujve dimërorë, duke përfshirë pulovra, pallto dhe çizme.
Ndërkaq, Shitjet në produktet e përkujdesit ndaj shtëpisë janë në një trend rritës kërkues, sipas kërkimeve paraprake. Artikujt e zbukurimeve në shtëpi dhe mobiljeve janë shpesh ndër më të kërkuarat në fundvit. Tani është koha për shitësit për të vendosur, pse jo, produkte më të shumëllojshme, që konsumatorët të kenë mundësi të zgjedhin.
Këtë vit, 70 për qind e blerësve kanë patur për qëllim të blejnë “karta dhuratë”, të cilat i kanë shpërndarë tek personat e dashur, që të shpenzojnë mesatarisht nga 231 dollarë secili, sipas statistikave. Shumë prej këtyre përfitues të dhuratave, do t’i shpenzojnë ato në qendrat tregtare kryesore. Nëse jo ditë pas Krishtlindjeve, në javën vijuese. Kjo nuk është një prirje e re, por ka qenë një sjellje konsumatore e ndërtuar në shtatë vitet e fundit dhe shitësit e kanë planifikuar, bazuar në eksperienca.
Ndërkaq, shitësit online (duke përfshirë Amazon) janë duke ofruar deri në 70 për qind zbritje në disa artikuj (kryesisht veshje), por shumë të tilla si Overstock.com kanë krijuar menduar mirë planet, duke ofruar disa zbritje për disa janë me rradhë, deri në javën e parë të vitit 2015.
Ekspertët sugjerojnë se konsumatorët duhet të bëjnë hulumtimet e tyre dhe të synojnë artikujt e dëshiruar, në kohën e uljeve më të mëdha.