Jeni në kërkim të fluturimeve me kosto të përballueshme këtë vit? Ka teori të shumta se si të gjeni një fluturim me çmim të leverdishëm – nga kërkimi në mënyrë incognito te mendimi i rëndomtë në internet që e marta është dita më ekonomike për të gjetur një biletë (nuk është) – pjesa më e madhe e këtyre strategjive janë mite dhe ju nuk do të kurseni para.
Por sipas disa të dhënave të reja të website-t të krahasimit të biletave ajrore Kayak, ekzistojnë disa përgjigje të vërteta për pyetjen: Cilat janë ditët më ekonomike për të fluturuar?
Kayak analizoi më shumë se 1.5 miliardë kërkime nga fillimi deri në fund të vitit 2017, në mënyrë që të parashikojë ditët më ekonomike për të fluturuar në nivel kombëtar (SHBA) dhe ndërkombëtar. Këto reflektojnë tendenca, që jo gjithnjë tregojnë datën reale më të lirë për të udhëtuar.
“Kërkesa dhe oferta janë faktorët kryesore që ndikojnë këtë gjë”, – thotë David Solomito, zv.president i departamentit të marketingut në Kayak, për Amerikën e Veriut, në një intervistë.
“Koha kur njerëzit udhëtojnë më shumë, kur situata është më e përshtatshme për të udhëtuar, zakonisht e bën fluturimin më të shtrenjtë”, – thotë ai. Më tej z. Solomito thekson se ditët më të shtrenjta për të udhëtuar janë dita direkt pas Krishtlindjeve, data 26 dhjetor, ndërsa janari është muaji më i lirë për të udhëtuar, pasi pjesa më e madhe e njerëzve i kanë shpenzuar ditët e tyre të pushimit dhe janë rikthyer në punë.
Ja ditët më të lira për të udhëtuar në vitin 2018
19 janar
3, 21 shkurt
19 mars
27 prill
4 maj
2 qershor
31 korrik
21 gusht
25 shtator
29 tetor
11 nëntor
2 dhjetor
Burimi: Business Insider