Intervistë me Kryetarin e Komisionit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Gëzim Agasi.Çfarë pasojash pritet të sjellë kalimi i TPL-së nëpër bankat e nivelit të dytë?Në mbledhjen e fundit të Bordit të KMS-së, kemi miratuar një projekturdhër, për t ia kaluar Ministrisë së Financave në mënyrë që të gjitha primet e TPL-së (sigurimit të detyrushëm të mjeteve motorike) të kalojnë nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. Nëpërmjet kësaj praktike mendojmë të ndikojmë në stabilizimin e tregut të sigurimeve të detyrueshme. Janë informuar edhe Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankierëve, në mënyrë që t i paraprijmë zbatimit të këtij projekturdhëri. Mendoj se kjo praktikë pune ka shumë përparësi. Së pari, ky vendim do të stabilizonte tregun dhe do të rriste edhe më tej eficiencën e mbikëqyrjes nga ana e KMS, ndaj shoqërive të sigurimeve. Kalimi i TPL-ve nëpër sportelet e bankave do të rrisë luftën ndaj ekonomisë informale, pasi do të bëjë që të futen nëpër banka kapitale, të cilat qarkullojnë jashtë sporteleve të tyre. Bëhet fjalë për një volum primesh prej rreth 25 milion usd, të cilët qarkullojnë nëpër arkat e shoqërive. Do të merrja si një shembull të mirë rastin e Kosovës ku gjatë këtyre muajve ka filluar zbatimi i pagesave të primit të TPL-së, nëpër bankadhe procesi ka ecur mjaft mirë.A janë dakort shoqëritë e sigurimeve për një masë të tillë?Një nga arsyet e nxjerra nga shoqëritë e sigurimeve për moszbatimin e kësaj praktike është se mungon infrastruktura e bankave për të realizuar një gjë të tillë. Ne jemi të vetëdijshëm, që bankat e nivelit të dytë po shtrihen gjithnjë e më shumë në gjithë vendin, duke hapur vazhdimisht degë të reja. BK ka degë dhe agjenci në të gjithë vendin, po kështu dhe BKT e disa të tjera kanë një numër të konsiderueshëm degësh dhe agjencish në vend. Prandaj arsyeja se nuk ka infrastrukturë bankare nuk është bindëse. Edhe nëpër pikat doganore shërbimi bankar zgjat gjatë gjithë orarit me të cilin punojnë doganat dhe pagesat mund të kryhen gjatë gjithë kohës. Pengesat e shoqërive të sigurimeve unë i shikoj si jodashamirëse, për asye se ato pretendojnë se nuk i shërbehet klientit. Klientit i shërbehet, jo duke mos paguar dëme (pasi niveli i dëmeve me volumin e primeve në shoqëritë private është më i ulët se sa te INSIG), por duke rritur volumin e dëmeve ndaj primit. Eshtë pikërisht ky, treguesi që shpreh rritjen e nivelit të shërbimeve ndaj klientëve të këtyre shoqërive. Jemi në pritje për aplikimin. Ndërkohë presim mendimin e BSh dhe të ShB dhe së shpejti do të bëjmë propozimin në MF. Secila shoqëri sigurimesh do të ketë të drejtën të zgjedhë bankën e nivelit të dytë, me të cilën do të realizojë veprimet, pasi ne nuk na takon të ndërhyjmë në këtë drejtim.Cilat janë shqoëritë e tjera në pritje për licencim nga ana e Komisionit?Bordi i KMS, javën e kaluar mori në shqyrtim katër aplikime të bëra nga shoqëritë pranë Komisionit, për licencimin e tyre në fushën e sigurimeve. Prej 5 aplikimeve të paraqitura, katër ishin për sigurimin e jojetës dhe një për sigurimin e jetës. Prej tyre Bordi doli me unanimitet të plotë për 1 shoqëri, Dukagjin Al, e cila plotësonte kushtet për licencim nga KMS dhe u shpreh për miratimin e dhënies së autorizimit për fazën e parë, pasi faza e dytë përkon me dhënien e lejes për ushtrimin e aktivitetit në fushën e sigurimeve. Për shoqëritë e tjera Bordi kërkoi dokumentacion shtesë në mënyrë që të arrinte në një përfundim për vendimin e tij. Pas kërkesës për plotësim dokumentacioni, shoqëria e sigurimit të jetës Sicred e solli informacionin duke marrë miratimin për të vepruar në tregun shqiptar të sigurimeve. Për shoqëritë Albsig dhe Interalbania për sigurimin e jojetës, Bordi do të gjykojë për dhënien e autorizimit më pas. Pra janë në pritje për marrjen e miratimit nga Bordi edhe dy shoqëri të tjera.A kanë treg në Kosovë shoqëritë e reja? Asnjë nga shoqëritë, duke përjashtuar Dukagjin AL, nuk ka momentalisht treg në Kosovë. Dukagjin Al vepron në Kosovë dhe duhet të sqaroj se Dukagjini nuk operon në Shqipëri si degë apo filial i Dukagjinit në Kosovë, por do të veprojë si shoqëri në vetvete. Aksionerët e saj, janë biznesmenë kosovarë. Pra vetëm kjo shoqëri vepron aktualisht në Kosovë dhe ka të garantuar tregun në të.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.