Dogana e Kosovës njoftoi se gjatë javës të fundit kanë arritur të konfiskojnë sasi të konsiderueshme të aparateve për lojëra të fatit, të cilat operonin në tregun Kosovar pa licencë dhe në formë ilegale.
Më saktësisht Dogana ka konfiskuar 98 aparate të lojërave të fatit dhe tri ruletë. Konfiskimi i pajisjeve ka ndodhur për shkak se subjekti ka dështuar në kryerjen e pagesë së akcizës, sipas normave të caktuar me vendimin e qeverisë.
Ndërsa aparatet e tjerë të cilët janë konfiskuar gjatë aksioneve të ndryshme në periudhën 2011-2014 i janë nënshtruar procesit të asgjësimit meqenëse janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për asgjësim. Numri total prej 1282 copë i është nënshtruar asgjësimit.
Në aspektin e mbledhjes së taksës së akcizës trendet aktuale tregojnë se viti fiskal do të përmbyllet me rritje në krahasim me vitin e kaluar, sic bën të ditur Doga në një njoftim zyrtar.
Vetëm nga akciza në lojëra fati gjatë kësaj periudhe janë grumbulluar afërsisht 12 milionë euro.
Deri tani dogana ka mbledhur si të ardhura 833 milionë euro, 4% më shumë se viti i kaluar ( 35 mln euro më shumë).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.