Ndonëse kanë kaluar më shumë se 15 vjet që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, dy institucionet që më së tepërmi po vazhdojnë edhe më tej që të jenë kontribuesit më të mëdhenj në mbushjen e arkës së shtetit, janë ATK-ja dhe Doganat e Kosovës.
Ato kanë grumbulluar mbi 688.2 milionë euro nga shifra e planifikuar e buxhetit për sivjet që e kalon shumën e mbi 1 miliard e 500 milionë eurove.
Zëdhënësi Adriatik Stavileci tha se Dogana e Kosovës për herë të parë që nga themelimi ka arritur shifrën rekord në muajin gusht, pasi janë mbledhur mbi 500 milionë euro të hyra, që nga janari deri më tani. “Nëse i krahasojmë të hyrat me vitin e kaluar, kjo paraqet një rritje afër 20 milionë euro, pasi që vitin e kaluar (2013) Dogana kishte mbledhur rreth 484 milionë euro, kurse tani në të njëjtën periudhë Dogana ka arritur të mbledhë mbi 506 milionë euro”, tha ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.