Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës Lulzim Rafuna me bashkëpunëtor me ftesë të Doganës së republikës së Kroacisë gjatë kësaj jave takoi drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kroacisë Zlatko Grabar.
“Në fillim të takimit Rafuna prezantojë Doganën e Kosovës, organizimin dhe funksionet pas reformimit të Doganës. Gjithashtu drejtori i përgjithshëm theksoj se Dogana e Kosovës ka arritur një progres të theksuar në përpalljen me sfidat e kohës”, thuhet në një njoftim të Doganës së Kosovës.
Nga ana tjetër edhe drejtori i Doganës kroate prezantoj doganën Kroate si dhe organizimin e saj pas aderimit në unionin evropian. Rafuna informojë homologun e tij lidhur me hapat që ka ndërmarr Dogana e Kosovës për anëtarësimin në OBD si dhe kërkojë përkrahje për anëtarësim në Organizatën Botërore të Doganës (OBD). Gjithashtu temë tjetër e takimit ishte edhe shkëmbimi i përvojave në mes të dy organizatave tona.
Bashkëpunimi potencial në fushën e projekteve evropiane dhe themelimi i rrjetit regjional ku të dy doganat mund të përfitojnë projekte zhvillimore. Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me bashkëpunimin në luftimin e trafikut ilegal përfshirë mallrat e ndaluara.
– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/dogana-e-kosoves-bashkepunim-ne-shume-fusha-me-doganen-e-kroacise-24796/#sthash.ElVUUId3.dpuf
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.