Dogana kalon 1 miliard euro të mbledhura

01/12/2017 11:01 AM 0 komente

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave, saktësisht sot kemi mbledhur mbi 1 miliard e 6 milionë euro.

“Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6.4 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është mbi 60 milionë euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana në të njëjtën periudhe kishte mbledhur 946 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 1,06 miliard euro”.

Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti gjithashtu kjo rritje tregon se Dogana është një administratë moderne, efikase dhe profesionale gjithashtu e aftë për të u përballuar me të gjitha sfidat ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve. /Telegrafi/

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz