Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancën e mirë në grumbullimin e të ardhurave, raporti i fundit financiar tregon qartazi për tejkalimin e nivelit rekord në mbledhjen e të hyrave pasi deri më sot kemi mbledhur 702.6 milionë euro.
Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci ka thënë se nga janari 2014 e deri më sot dogana ka kaluar shifrën prej 700 milionë euro të mbledhura, sikurse citon Telegrafi.
Krahasimi i të ardhurave të këtij viti me vitin paraprak sipas tij tregon rritje prej afër 30 milionë euro, pasi që vitin e kaluar (2013) Dogana kishte mbledhur në këtë periudhë 673 milionë euro.
“Dogana e Kosovës atribuon performancën më të mirë tek disa faktor kyç siç janë, reforma e suksesshme e administratës doganore, rritja e vetëdijes nga bizneset, rritja e disiplinës dhe masave anti-korrupsion, si dhe asistenca e ofruar nga qytetarët në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.