Mëngjesin e sotëm nga struktura të specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave e bë parandalimi dhe goditja e tre rasteve të kontrabandës në tre pika Doganore, sipas një njoftimi për shtyp .
1- Operacioni i parë u finalizua në Degën Doganore Kakavijë ku u bllokua një sasi e konsiderueshme Çizme grash, këpucë dhe konfeksione. Këto mallra po kontrabandoheshin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë me autobusin me targa AA 578 CK, me drejtues mjeti A. Taraj dhe M. Simoni.
2- Operacioni i dytë u finalizua në Degën Doganore Qafë Botë, ku Shtetasi A. Qosja me automjetin e tij tip kamion, me targa AA 663 FR, tentonte të kontrabandonte 1000 dyzina luge ose 12000 copë, mbulesa divani 74 copë, perde 1069 copë ose 3207 metër linear, mbulesa tavoline 604 copë, shalle 410 copë, konfeksione 281 copë. Vlera e shmangies doganore ishte rreth 35 mijë Euro.
3- Operacioni i tretë u finalizua në Doganën Shkodër, ku subjekti Vasil Tahiri me automjetin me targa SH 9022 C, po përpiqej të fshihte pa deklaruar një sasi të konsiderueshme mallrash industriale dhe konfeksione. Vlera e shmangies së detyrimit doganor shkon në disa mijëra Euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.