Shoferët e kamionëve që udhëtojnë nga Turqia në Evropë përmes Bullgarisë janë mbërthyer në radhët e gjata në dy vendkalimet kufitare të Turqisë me Bullgarinë për shkak të mungesës së personelit, pasi hetimi anti-korrupsion çoi në pezullimin e dhjetëra zyrtarëve doganorë. Një linjë prej 25-kilometrash të gjatë të kamionëve u la në pritje në portën kufitare Kapikule, në anën turke, ndërsa portën kufitare të Hamzabejli, priste një linjë prej 15-kilometrash e gjatë.
Në mënyrë që të ndalojë zyrtarët e korruptuar të doganave nga marrja e ryshfetit, qeveria bullgare ndaloi marrjen e tarifave në kesh nga shoferët e kamionit, duke i kërkuar të gjithë shoferëve të paguajnë me kartë krediti.
Shoferët që udhëtojnë pa karta krediti, të cilët nuk kanë dijeni rreth politikës së re, po përballen me vonesa të gjata.
Tensionet tek shoferë e kamionëve po intensifikohen gjithmonë e më shumë me pritjet e gjata në kufi, ndërsa ka nga ata që deklarojnë se pop resin me ditë të tëra për të kaluar kufirin.