Bashkëpunimi më i mirë mes institucioneve mund të japë efekte pozitive në hetimin e krimit të organizuar dhe në këtë rast palët e përfshira janë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Policia e Shtetit. Një workshop i mbajtur së fundmi me prezencën edhe të ekspertëve të huaj nënvizoi pikërisht këtë aspekt në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të BE-së “Modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare”.
“Funksionimi i plotë i mjetit të analizës vizuale “ Analyst’s Notebook”, i prodhuar nga IBM I2, u përshkrua nga një përfaqësues i Kompanisë Italiane “ Sistemi&Automazione” i ftuar posaçërisht për këtë event i cili paraqiti të gjitha fushat e mundshme të aplikimit duke përfshirë aktivitetet doganore dhe policore të inteligjencë-s dhe hetimit.
Ekspertët e Projektit të Binjakëzimit prezantuan praktikat më të mira të bashkëpunimit midis doganave dhe policisë italiane duke theksuar se bashkë me koordinimin e autoritetit gjyqësor mund të arrihen rezultate të mëdha.
Në këtë ëorkshop ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga projekti PAMECA, të cilët mbështetën nevojën e bashkëpunimit nga ana e policisë duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të informacionit që gjendet në bazat e të dhënave që ka Policia e Shtetit Shqiptar dhe Dogana Shqiptare.
Në përfundim të workshop-it pjesëmarrësit ranë dakord mbi nevojën e një forcimi të bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit Shqiptar, Doganave dhe Autoriteteve Gjyqësore, të cilët kanë për qëllim luftën kundër krimit të organizuar, në bazë të shkëmbimit të informacionit me iniciativë dhe me anë të takimeve të rregullta ndërmjet të gjithë agjencive zbatuese.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.