Drejtoria e Përgjithshme Doganave ka bërë të aksesueshme për të gjithë çmimet e referencave dhe doganore për të gjithë artikujt që importohen në vendin tonë. Gjithashtu doganat nëpërmjet një kërkimi automatik ka bërë publik edhe tarifat doganore online për të gjitha mallrat e importit.
Databaza me çmimet e referencave është vendosur në webin zytar www.dogana.gov.al. Referenca për çmimin e artikullit të interesuar gjendet duke vendosur kodin e artikullit ose emrin e tij. Po në këtë mënyre është ndërtuar edhe databaza me tarifat doganore që janë në fuqi për mallrat e importit.
Që kur çmimet e referencave doganore u vunë në themel të vlerësimit për vjeljen e tarifës doganore ato kanë qenë në qendër të shqetësimit që bizneset kishin në marrëdhënie me doganat.
Në një anketim për këtë çështje, Këshilli i Investimeve me herët këtë vit gjeti se bizneset dhe agjentët doganor nuk njoftohen me shkrim mbi argumentet e vlerësimit doganor.
Gjithashtu bizneset shprehen të paragjykuara nga administrata doganore për faturat e mallrave.
Zbatimi i ndryshëm i çmimeve të referencës në degë të ndryshme doganore (vendet nga BE, USA apo Turqia) dhe lista e të dhënave të disponueshme e papërditësuar u vlerësua si anomali nga bizneset.
Nga hulumtimet ka dalë se doganat aplikojnë zbatim të ndryshëm të çmimeve të referencës në degë të ndryshme doganore. Sipas disa bizneseve, mosfunksionimi i praktikave shikohet si një mundësi më e madhe për gjykim subjektiv dhe shpeshherë dhe arbitraritet. Ka raste kur edhe për mallrat që vijnë nga vendet e BE-së, megjithëse nuk konsiderohen si vende me risk origjine, sërish ka zbatime të diferencuara të çmimeve të referencës.
Zbatimi i çmimeve të papërditësuara me ecurinë e tregjeve (si p.sh. Elektronika dhe produkte teknologjike, pajisjet elektroshtëpiake, transporti i kontejnerëve, pllaka, etj.) krijon zinxhir pasaktësish në rast aplikimi të tarifave doganore, në çmimet e tregut të brendshëm dhe deklarime të dyfishta të bizneseve.
Rivlerësimi në bazë të çmimeve të referencave ndikon drejtpërdrejt në taksën doganore/TVSH të paguar nga subjekti dhe krijon problematika të konkurueshmërisë në treg. Sipas një këndvështrimi, zbatimi i çmimeve të referencës kufizon konkurrencën e hapur dhe parimet e ekonomisë së lirë të tregut, zbeh lirinë kontraktore të palëve për të negociuar në ulje çmimin e mallrave mbi bazën e volumit të blerjeve apo për shkak të klauzolave të ekskluzivitetit.
Nga ana tjetër, zbatimi i çmimeve të referencës nga ana e administratës doganore shikohet si mundësi për t’u mbrojtur nga kërcënimi i humbjes së të ardhurave doganore si rezultat i përdorimit të faturave fiktive nga bizneset, apo edhe si mekanizëm i mbrojtjes së tregut. Sipas DPD, ka pasur raste kur vetë bizneset kanë kërkuar aplikimin e çmimeve të referencës duke iu referuar bursave ndërkombëtare për të qenë njësoj konkurrentë në tregun shqiptar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Dua te drg aklete per djem nga turqia sa kushton dogana per pale
Dua te sjell nga gjermania pajisje elektroshtepiake te perdorura nuk e di sa mund te veje referenca ne doganen shqiptar se bashku me taksat ku mund ta gjej nje informacion te sakte.
Pershendetje, a more ndonje pergjigje sepse jam e interesuar per te njejten gje. Faleminderit
Dua te sjell tesha te Doré’se dyt sedi sa kushton dogana nga canadaja
Me intreseson edhe mu sa esht pagesa per tesha te vjetra
Prsh kam nje balet me pjes makine te reja gjithseh 160kg nga anglia. Dua te di sa me kushton dogana.
Pershendetje dua te sjell paisje elektronike te perdorura nga anglia sa me kushton dogana
Pershendetje. Du te sjell rroba te dores se dyte nga hollanda sa kushton dogana. Ju lutem me tregoni si manuvrohet. Ne ket drejtim. Faliminderit