Dollari amerikan ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme, kundrejt jenit.
Ai u tregtua me 106.46 dollarë amerikanë për jen, duke lën pas kështu rritjen e tij me 0.41 për qind të shënuar gjatë ditës së djeshme.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte i qëndrueshëm, në 90.28 .DXY.
Pundi britanik shënoi rënie kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.4000 GBP për USD.
Dollari australian shënoi ditën e sotme nivelin e tij më të ulët të 3 muajve të fundit, duke u këmbyer me 0.7679 dollarë australinë për dollarë amerikanë.
Edhe dollari i Zelandës së Re shënoi sot nivelin e tij më të ulët kundrejt dollarit amerikan, niveli më i ulët që prej janarit të këtij viti.
Ndërsa dollari kanadez u këmbye me 1.3029 dollarë kanadezë për dollarë amerikanë, duke iu afruar kështu nivelit të tij më të lartë të arritur që në mesin e vitit 2017, ku u kembye me 1.3124 dollarë kanadezë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.