Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte në nivel të qëndrueshëm mëngjesin e ditës së sotme, në 89.045 .DXY, duke e lënë pas kështu nivelin e tij të ulët prej 88.253 .DXY, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej dhjetorit 2014.
Edhe dollari amerikan nuk është se pati ndryshime të mëdha mëngjesin e sotëm kundrejt jenit. Ai u këmbye me 106.330 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas nivelin ku u këmbye me 105.545 dollarë amerikanë për jen, më i ulëti që prej nëntorit të vitit 2016.
Edhe monedah euro ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo u këmbye me 1.2423 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik u këmbye me 1.4045 GBP për USD, duke lënë pas kështu humbjen e tij prej 0.5 për qind të shënuar gjatë ditës së premte.
Dollari australian u rrit me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7932 dollarë australianë për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu humbjen prej 0.5 për qind të shënuar gjatë një dite më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.