Dollari australian arriti mivelin më të lartë në gjashtë-javë dhe monedhat vendeve aziatike në zhvillim u rritën të premten, teksa dollari ishte nën presion për shkak të dyshimeve në rritje nëse Rezerva Federale e SHBA do të rrisë normat e interesit gjatë këtij viti apo jo.
Dollari australian u rrit në 0.7283 dollarë në një moment, niveli më i lartë që nga 24 gushti. Ky i fundit u tregtua në 0.7279 dollar, 0.3 për qind më lartë. Gjatë javës, aussie është rritur afërsisht 3.2 për qind.
Lëvizja mes monedhave kryesore në tregtimin aziatik të së premtes në përgjithësi ishte e ‘ndryrë’, me dollarin që vijoi u qëndrueshëm kundrejt jen në 119.96 jen, ndërsa euro u rrit lehtazi 0.1 për qind në 1.1284 dollarë.
Kundrejt shportës së gjashtë valutave kryesore, dollari u tregtua se fundi në 95.220. Indeksi i dollarit ka rënë në 94.984 të enjten, nivelin më të ulët në rreth tre javë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.