Dollari ameriakan shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai u këmbye mëngjesin e kësaj të hënë me 106.66 dollarë amerikanë për jen, duke i qëndruar shumë larg nivelit të saj më të lartë ku u këmbye me 107.28 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte në nivelin 89.730 .DXY. Gjatë javës së kaluar ai shënoi një rritje me 0.8 për qind.
Monedha euro ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme. Ajo u këmbye me 1.2314 euro për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.