Edhe mëngjesin e ditës së sotme dollari amerikan shënoi rënie, ndërsa monedha euro avancoi duke shkuar pranë niveleve të saj më të larta.
Si pasojë e sufiçitit të fortë të Eurozonës në kontrast me Rezervën Federale e cila e ka ndaluar rritjen e normave të interesit, targeti i euros pritet të jetë midis 1.1500-1.600 euro për dollarë amerikanë.
Ditën e sotme ajo u këmbye me 1.405 euro për dollarë amerikanë. Edhe kundrej jenit, monedha euro shënoi rritje, mbadje shkoi pranë niveleve të saj më të larta në këto 16 muajt e fundit.
Dollari kanadez u këmbye me 1.3027 dollarë kanadezë për dollarë amerikanë, duke shënuar rritjen e tij më të lartë në këto 3 muajt e fundit.
Sterlina u këmbye me 1.2961 sterlina për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit që e krahson atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishtë në nivelin e tij më të ulët, në 95.754 .DXY.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.