Dollari amerikan shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai ra me 0.25 për qind dhe u këmbye me 109.885 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit avancoi me 0.2 për qind në 93.657 .DXY, duke lënë pas kështu rënien me 0.3 për qind të nje dite më parë.
Dollari australian avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan. Ai u këmbye me 0.7942 dollarë australianë për dollarë amerikanë. Një rritje e tillë erdhi kryesisht pas rritjes së vendeve të punës në Australi me 27.900 vende punë, shifër kjo që i tejkaloi edhe pritshmëritë të cilat kishin vendosur një target prej 20.000 vendesh pune.
Sterlina u rrit me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan. Ajo u këmbye me 1.2908 sterlina për dollarë amerikanë.
Monedha euro u rrit me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1785 euro për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.