Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të marte kundrejt jenit. Ai ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 113.14 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan, që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.1 për qind në 97.078 . DXY.
Ndërsa monedha euro fitoi pikë ditën e sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 1.1373 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik avancoi me 0.1 për qind kundrej dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2571 paund për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.