Dollari amerikan shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Ai u këmbye me 111.23 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas nivelin e lartë që shënoi një ditë më parë dhe ku u këmbye me 111.78 dollarë amerikanë për jen.
Monedha euro u këmbye me 1.0903 euro për dollarë amerikanë, duke shënuar rritje krahasuar me një ditë më parë ku u këmbye me 1.0856 euro për dollarë amerikanë.
Pas deklaratës së Z. Trump për të mos i dhënë fund Marrëveshjes së Lirë Tregtare me Amerikën e Veriut, si dollari kanadez ashtu edhe pesoja meksikane e rikuperuan veten.
Dollari kanadez u rrit me 0.5 për qind dhe u këmbye me 1.3555 dollarë kanadeze për USD.
Pesoja meksikane u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 19.000 peso për USD.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.