Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit, ku ky i fundit u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 111.935 jen për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit shkoi në nivelin 97.485 . DXY, njëkohësisht edhe niveli I tij më i larë që prej 2 prillit të këtij viti.
Monedha e përbashkët, euro shënoi rënie kundrejt dollarit amerikan duke u këmbyer me 1.1226 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britank ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3000 paund për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez u rrit me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.7017 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.