Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai ra me 0.3 për qind dhe u këmbye me 113.29 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.1 për qind, duke shkuar në 96.993 .DXY.
Ndërsa monedha euro fitoi pikë kundrejt dollarit amerikan mëngjesin e kësaj të premteje. Ajo avancoi me 0.2 për qind dhe u kmëbye me 1.1347 euro për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli më i lartë në më shumë se një javë.
Paundi anglez shënoi ditën e sotme nivelin e tij më të ulët kundrejt euros, ndërsa kundrejt dollarit ai avancoi me 0.2 për qind duke u këmbyer me 1.2798 paund për dollarë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.