Dollari e nisi ditën e sotme në nivele të ulëta kundrejt jënit, teksa investitorët e zhvendosën fokusin nga pritshëmritë e mbledhjes së Rezervës Shtetëroe në lidhje me rritjen e normave të interesit.
Ai pësoi një rritje të lehtë gjatë fundjavës dhe mëngjesin e të hënës si pasojë e spekulimeve se rritja e normave të interesit do të vihej në zbatimin në muajin shtator, pra në një periudhë shumë të afërt kohore.
Kundrejt jenit ai u këmbye me 101 dollarë për jen duke rënë me 0.2 për qind.
Me të njejtën përqindje, 0.2 për qind në 94.342 .DXY monedha e gjelbër humbi pikë edhe kundrejt shportës së 6 monedhave më të mëdha.
Në krahasim me dollarin amerikan, dollari i Zelandës së Re pësoi një rritje të konsiderueshme prej 1 për qind pasi Guvernatori i Bankës së Rezervës në Zelandën e Re, Graeme Wheeler, tha se nuk e shikonte si kushte të domosdoshëm rritjen e normës së interesit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.