Indeksi i dollarit amerikan, që e krahason atë me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit shënoi mëngjesin e ditës së sotme rënien e tij më të madhe në këta tre muajt e fundit.
Ai ra me 0.4 për qind duke shkuar në 88.253 .DXY. Gjatë gjithë kësaj jave ai shënoi një rënie prej 2 për qind.
Dollari amerikan shënoi rënie kundrejt jenit. Ai ra me 0.4 për qind, duke u këmbyer me 105.685 dollarë amerikanë për jen. Gjatë gjithë kësaj jave ai shënoi një rënie prej 2.9 për qind.
Ndërsa monedha euro shënoi rritje mëngjesin e kësaj të premteje. Ajo avancoi me 0.4 për qind dhe u këmbye me 1.2553 euro për dollarë amerikanë. Gjatë gjithë kësaj jave ajo shënoi një rritje prej 2.4 për qind.
Franga zvicerane avancoi shumë mëngjesin e ditës së sotme, duke u këmbyer me 0.9190 franga zvicerane për dollarë amerikanë, duke shënuar njëkohësisht edhe nivelin e saj më të lartë që prej qershorit të vitit 2015.
Paundi britanik ra me 0.25 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.4134 GBP për USD. Gjatë gjithë kësaj jave ai shënoi një rritje prej 2 për qind.
Edhe dollari australian avancoi kundrejt dollarit amerikan. Ai u rrit me 0.25 për qind, duke u këmbyer me 0.7965 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.