Edhe mëngjesin e kësaj të enjteje dollari amerikan shënoi sërish rënie kundrejt jenit. Ai u këmbye me 112.53 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas kështu nivelin e tij të lartë të shënuar të hënën e kësaj jave ju u këmbye me 113.09 dollarë amerikanë për jen.
Monedha euro shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.1791 euro për dollarë amerikanë, por gjithsesi jo shumë larg nivelit të saj të ulët prej 1.1780 euro për dollarë amerikanë të shënuar gjatë një dite më parë.
Paundi britanik avancoi me disa pikë më shumë mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ai u këmbye me 1.3363 GBP për USD, duke shënuar kështu një rritje me 0.2 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.