Monedha amerikane e ka mbyllur vitin 2014, me një mesatare prej 105.4 lekësh, sipas treguesve mesatarë të përpunuar nga Monitor, në bazë të të dhënave të përditshme të Bankës së Shqipërisë.Ky është niveli më I lartë në 11 vjet, që nga 2003, kur mesatarja e këmbimit mes dollarit dhe lekut ishte gati 122 lekë.
Dollari ka qenë ve[anërisht I fortë në pjesën e dytë të 2014-s. Më shumë se një “meritë” e monedhës amerikane, kjo dukuri ka reflektuar kërkesën e lartë për euro në tregun vendas, që e ka mbajtur këtë të fundit në nivele të larta, ndonëse në bursat ndërkombëtare euro ka qenë e dobët në 2014-n. Ruajtja e raporteve të kryqëzuara (euro në tregun vendas/dollar në tregun vendas=kursin dollar për një euro në bursat ndërkombëtare) ka bërë që monedha e gjelbër të forcohet ndjeshëm në tregun e brendshëm.
Dollari ka arritur nivelin më të ulët përgjatë 2014-s në fillim të majit, ku u këmbye me 100.54 lekë.
Monedha amerikane filloi më pas ngjitjen e pandalshme në pjesën e dytë të vitit, duke e mbyllur 2014-n në kuotën e 114.7 lekëve, niveli më I lartë I konstatuar ky që nga mesi I vitit 2003.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.