Dollari amerikan ishte në nivel të qëndrueshëm mëngjesin e ditës së sotme kundrjet jenit. Ai u këmbye me 112.545 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit shënoi nivelin e tij më të lartë duke shkuar në 94.104 .DXY.
Monedha euro u rrit me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.1745 euro për dollarë amerikanë. Një javë më parë ajo arriti edhe nivelin e saj më të lartë ku u këmbye me 1.1862 euro për dollarë amerikanë.
Dollari australian dhe ai i Zelandës së Re ishin të dy në nivele më të ulëta në krahasim me një ditë më parë. Dollari australian u këmbye me 0.7543 AUD për USD, ndërsa dollari i Zelandës së Re u këmbye me 0.6804 NZD për USD.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.