Dollari amerikan ishte në nivele të qqndrueshme mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit, dhe ai u këmbye me 111.61 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi me 0.8 për qind, duke shkuar në 98.145 . DXY, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej majit të 2017.
Monedha e përbashkët avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1142 euro për dollarë amerikanë. Gjatë kësaj jave që lamë pas ajo shënoi një rënie prej 1 për qind.
Paundi britanik avancoi me 0.05 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2905 paund për dollarë amerikanë, njkohësisht edhe rikuperimi i tij më i lartë në më shumë se një javë.
Dollari australian avancoi me 0.15 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7027 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.