Dollari amerikan, i cili preku nivelin e tij më të lartë që prej muajit shkurt këtë të enjte kundrejt jenit japonez, sot e nisi ditën në nivele të qendrueshme, 114.055.
Fitimet e dollarit amerikan gjatë kësaj jave janë rritur me 0.8 për qind.
Indeksi i dollarit që e krahason monedhën me gjashtë prej monedhave të tjera më të rëndëshishme të grupit, ra me 0.3 për qind këtë të premte.
Sterlina u rrit me 0.2 për qind.
Sot monedha euro u rrit me 0.2 për qind, duke u këmbyer me 1.06825 euro për dollarë, duke lënë pas nivelin e lartë që shënoi dje ku u rrit me 0.7 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.