Dollari preku shifrën më të lartë në gjashtë javë kundrejt homologëve më të mëdhenj të grupit të tij si paosjë e optimizmit se rimëkëmbja e SHBA po fiton ‘vrull’. Monedha e Zelandës së Re ra si pasojë e perspektivave për të ardhura më të ulëta për fermerët e prodhimeve të qumështit të vendit.
Indeksi Dollar Spot i Bloomberg ishte në 1,014.69 në Londër, më e larta që prej 18 korrikut.
Dollari shtoi 0.1 për qind në 101.99 jen, shifra më e lartë që nga 7 korriku. Ai u tregtua 0.1 perqind më lart në 1.3430 per euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.