Dollari i qendrueshëm, euro bie

13/06/2018 9:24 AM 0 komente

Dollari amerikan ishtë ne nivële të qrndrueshme mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit.

Ai u tregtua me 110.50 dollarë amerikanë për jen, duke shkuar kështu edhe shumë pranë nivelit të më të lartë në këto tre javët e fundit.

Indeksi i dollarit amerikan, që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, avancoi me 0.1 për qind, duke shënuar edhe nivelin e tij më të lartë në shtatë muajt e fundit.

Moendha euro ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1744 euro për dollarë amerikanë, duke u larguar kështu nga niveli i saj i lartë ku u këmbye me 1.1840 euro për dollarë amerikanë, të shënuar më datë 7 qershor.

Pesoja meksikane shënoi nivelin e saj të ulët për 16 muaj rrjesht kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 13.345 peso për dollarë amerikanë.

Paundi britanik ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3358 GBP për USD, niveli më i dobët në më shumë se një javë.

Lira turke ra me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 4.6154 lira për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli më i dobët në më shumë se një javë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz