Dollari me rënie të fortë në tregun vendas

22/08/2018 12:45 PM 0 komente

Dollari amerikan ka humbur pikë përkundrejt lekut në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar është këmbyer sot në vend në nivelin e 108.39 lekëve, me një rënie prej 1.49 lekë nga e hëna.

Ekspertët argumentojnë rënien e fortë të dollarit me efektin sustë. Monedha e gjelbër fitoi terren në tregun vendas të këmbimit valutor, duke u këmbyer në nivelin më të lartë të këtij viti, si reflektim forcimit të tij në bursat ndërkombëtare. Euro u dobësuar ndjeshëm në bursa, duke u këmbyer në nivelin e 1.13 dollarë ndikuar prej krizës së lirës turke.

Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer me 125.53 lekë, rreth 0.15 pikë më shumë se fundi i javës që lamë pas. Në bursat ndërkombëtare, euro është këmbyer në nivelin e 1.158 dollarëve, duke fituar terrenin e humbur ndaj monedhës së gjelbër.

Në tregun e Shqipërisë, euro po mbahet e stabilizuar dhe e pandikuar prej efekteve sezonale. Sipas aktorëve kryesorë të tregut, Banka e Shqipërisë po mbledh të gjithë tepricën që akumulohet në valutë në tregun vendas, edhe pse herë pas herë monedha europiane ka reflektuar tendenca nënçmuese në tregun vendas.

Ndërkohë që aktorët e tregut pohojnë se është e vështirë për të bërë parashikime mbi ecurinë e kursit të këmbimit pas mbarimit të sezonit.

 

 

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz