Indeksi i dolllarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit u rrit me 0.2 për qind duke shkuar në 95.32.DXY. Gjatë gjithë këtij viti ky indeks ka shënuar një rritje prej 3.4 për qind.
Dollari amerikan avancoi kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.05 për qind, duke u këmbyer me 111.29 dollarë amerikanë për jen.
Dollari australian avancoi kundrejt dollarit amerikan mëngjesin e ditës së sotme, duke u këmbyer me 0.7412 dollarë australianë për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu nivelin e tij të ulët ku u këmbye me 0.7386 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.287 GBP për USD, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në këto 11 javët e fundit.
Moendha euro ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan duke u këmbyer me 1.1558 euro për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.