Dollari rritet, euro bie

11/02/2019 9:32 AM 0 komente

Dollari amerikan avancoi mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 109.82 dollarë amerikanë për jen.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahasona të me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme, duke shkuar në 96.695 . DXY.

Monedha e përbashkët, euro, humbi pikë kundrejt dollarit amerikan. Ajo ra me 0.05 për qind dhe u këmbye me 1.132 euro për dollarë amerikanë.

Franga zviceriane ra me më pak se 0.05 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.9995 franga zviceriane për dollarë amerikanë.

Paundi britanik u këmbye me 1.2931 paund për dollarë amerikanë.

Dollari i Zelandës së Re avancoi me 0.3 për qind mëngjesin e kësaj të hëne, duke lënë kështu pas humbjen e tij prej 2.2 për qind të javës së kaluar. Ai sot u këmbye me 0.6767 dollarë të Zelandës së Re për dollarë amerikanë.

Yuani kinez ra me 0.6 për qind dhe u këmbye me 6.777 yuan për dollarë amerikanë, rritja më e lartë në më shumë se një javë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of