Dollari rritet, euro bie

21/04/2017 9:26 AM 0 komente

Dollari amerikan shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme. Ai u rrit me 0.1 për qind kundrejt jenit, duke u këmbyer me 109.19 dollarë amerikanë për jen.

Rritja mesatare e dollarit gjatë gjithë javës shënoi një rritje prej 0.6 për qind.

Indeksi i dollarit, që e krahason atë me gjashtë prej monedhave më të rëndësishme të grupit ishte në nivelin 99.806 .DXY.

Edhe pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë monedha euro ishte në nivele të mira, ku gjatë ditës së enjte ajo u këmbye me 1.0778 euro për dollarë amerikanë. Por menjëherë pas vrasjes së një polici gjatë ditës së djeshme dhe sulmit ndajt dy të tjerëve që konsiderohen si sulme terrorriste islamike, monedha euro shënoi rënie. Ajo u këmbye me 1.0717 euro për dollarë amerikanë gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz