Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e kësaj të hëne kundrej jenit. Ai avancoi me 0.2 për qind dhe u këmbye me 110.10 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe rënie e tij më e lartë në më shumë se një javë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit avancoi me 0.1 për qind.
Monedha e përbashkët, euro, u rrit me më pak se 0.05 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1305 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3197 paund britanikë për dollarë amerikanë.
Dollari australian ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7082 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.