Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 110.77 dollarë amerikanë për jen. Gjatë muajit mars dollari ka humbur 0.5 për qind kundrejt jenit.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit u rrit me 1.5 për qind, duke shkuar në 97.217 . DXY. Niveli i ditës së sotme është njëkohësisht edhe niveli më i lartë që prej tetorit të vitit të kaluar.
Monedha e përbashkët, euro, u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 1.1228 euro për dollarë amerikanë. Gjatë këtij muaji ajo ka shënuar një rënie prej 1.2 për qind kundrejt dollarit amerikan.
Paundi britanik avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3065paund për dollarë amerikanë.
Lira turke u këmbye me 5.5800 lira për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.