Dollari amerikan shënoi rritje mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt jenit, duke u këmbyer me 112.805 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.1 për qind duke shkuar në 93.82 .DXY, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej fillimit të korrikut.
Monedha euro u rrit me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1781 euro për dollarë amerikanë.
Paundi britanik ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.3267 paund britanik për dollarë amerikanë.
Dollari australian arriti në nivelin e tij më të lartë mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7297 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Lira turke humbi pikë edhe mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo u këmbye me 6.2250 lira për dollarë amerikanë. Gjatë gjithë këtij viti lira ka humbur rreth 40 për qind kundrejt dollarit amerikan.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.