Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit mëngjesin e ditës së sotme, duke u këmbyer me 113.87 dollarë amerikanë për jen. Edhe pse ai shënoi rritje mëngjesin e ditës së sotme, gjithsesi ai nuk arriti pranë nivelit të tij të lartë ku u këmbye me 114.55 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej nëntorit.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, avancoi me 0.1 për qind në 95.728 .DXY.
Monedha euro u këmbye me 1.1513 euro për dollarë amerikanë, duke rikuperaur kështu nga niveli i saj më i ulët ku u këmbye me 1.1462 euro për dollarë amerikanë.
Sterlina u këmbye me 1.3112 dollarë amerikanë.
Reali brazilian ishte në nivele të qendrueshme kundrejt dollarit amerikan, dhe u këmbye me 3.8364 realë për dollarë amerikanë.
Yuani kinez humbi pikë mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.8981 yuan për dollarë amerikanë.
Randi i Afrikës së Jugut ra me 1.1 për qind kundrejt dollarit amerikan, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në më shumë se tre javë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.