Indeksi i dollarit që e krahason monedhën e gjelbër më gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit e nisi ditën e sotme në nivelin 98.564, niveli i tij më i lartë që prej muajit mars të këtij viti.
Monedha euro ra me 0.3 për qind duke u këmbyer me 1.0902 euro për dollarë.
Edhe ndaj jenit dollari shënoi rritje ditën e sotme. Ai u rrit me 0.5 për qind brenda natës duke u këmbyer me 103.900 jen për dollarë.
Sterlina ra me 0.1 për qind duke u këmbyer me 1.2236 sterlina për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.