Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rritje gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me gati 131 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Në të kundërt, euro ka rënë , duke zbritur afër 140 lekëve, në 140.07 lekë.
Këto lëvizje kanë reflektuar luhatjet në tregun ndërkombëtar, ku ankthi për paketën shpëtuese të Greqisë ka goditur euron, pavarësisht se të dhënat treguan se indeksi I besimit në Gjermani ishte në rritje.
Euro po luhatet sot në $1.0682, duke iu larguar nivelit të lartë të arritur të premten prej $1.0849.
Në tregun vendas euro vijon të mbetet e qëndrueshme në rreth 140 lekë, ndërsa luhatjet më të mëdha po i pëson dollari.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.